KQZ rimerr në shqyrtim regjistrimin e kandidatit të PD-së për Kurbinin

404
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rimarrë në shqyrtim çështjen e regjistrimit të kandidatit të PD për Kurbinin.
Çështja është rikthyer në KQZ për rishqyrtim pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor që rrëzonte vendimin e parë të KQZ-së e cila nuk regjistroi kandidatin e PD për Kurbinin pas dorëheqjes së kandidatit të parë të propozuar nga kjo forcë politike për Kurbinin.
Sipas përfaqësuesve të PD, vendimi i Kolegjit Zgjedhor i riktheu afatet PD-së për të bërë regjistrimin e kandidatit.
Ne kemi dorëzuar kërkesën për mos kandidim nga Altin Biba dhe kërkesën e regjistrimin për kandidim të Ilir Pjetrajt (vëllai i deputetit Mhill Fufi).
Sipas Partisë Socialiste, dorëheqja e një kandidati nuk është argument për të thyer kodin dhe për të regjistruar një kandidat tjetër.
“Të gjitha veprimet e KZAZ të Kurbinit pas datës 7 maj, janë nul”- tha Genc Gjonçaj. 
Çështja e regjistrimit të kandidatit të PD ka ndarë edhe anëtarët e KQZ-së.
Gëzim Veleshnja propozoi mosnjohjen e dorëheqjes së kandidatit Altin Biba dhe regjistrimin e tij si kandidat i PD në Kurbin.
Ndërsa anëtari tjetër i KQZ, Klement Zguri propozoi njohjen e dorëheqjes së Altin Bibës dhe regjistrimin e kandidatit tjetër të propozuar nga PD.
Ndërsa kryetarja e KQZ, Lefterie Luzi u shpreh se vendimi i Kolegjit Zgjedhor përkon vetëm me pranimin ose mos pranimin e dorëheqjes së Altin Bibës. 
Në të njëtën linjë me Luzin ka qenë edhe anëtari tjetër i KQZ, Denar Biba i cili theksoi se në disktutim është akti i dorëheqjes dhe çdo diskutim që lidhet me regjistrimin e kandidatit tjetër nga KZAZ e Kurbinit nuk mund të vijojë pasi sipas tij vjen nga një procesi i parregullt. 
Përfaqësuesi ligjor i PS-së Gjonçaj tha se nuk ndryshon qëndrim për faktin se kandidati Ilir Pjetraj nuk duhet të regjistrohet pasi nuk janë respektuar afatet ligjore.
Gëzim Veleshnja, anëtar I KQZ-së kërkoi të mos pranohet dorëheqja e Altin Bibës dhe të mos pranohet regjistrimi I Ilir Pjetrajt.
Klement Zguri kërkoi njohjen e vndimit të dorëheqjes së Altin Bibës dhe regjistrimin e kandidatit Ilir Pjetrajt.
Zguri: “KQZ po i fal një zonë subjekteve të tjera.
Luzi: Mos e shikoni të drejtën nga ana që ju leverdis. Ku e kanë përgjegjësinë partitë politike që kandidojnë kandidatë që japin dorëheqjen. Partitë duhet të mendojnë mirë para se të zgjedhin kandidatët. Nëse do të kishin zgjedhur kandidatin në kohën e duhur nuk do ishim në këtë situatë. Por s’mund ti vihet I gjithë faji KQZ-së”
Sigal