KQZ regjistron kandidatin e PSD në Përmet, KZAZ e hoqi nga lista

433
TIRANË – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi pas një maratone debatesh të regjistrojë kandidatin e kësaj force politike për Bashkinë e Përmetit. Ankimimet e PSD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve tashmë janë të përditshme për shkak të vendimeve të KZAZ përkatëse për mos regjistrimin e kandidatëve të kësaj force politike.
Vendimi i KQZ-së për regjistrimin e kandidatit të PSD në bashkinë e Përmetit ka ardhur pas debateve të gjata në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Partia Social Demokrate ankimoi vendimin e KZAZ për mosregjistrimin e kandidatit të kësaj force politike e cila vendosi të mos e regjistrojë kandidatin e kësaj force politike.
Vendimi i KZAZ erdhi pasi urdhrit që KQZ i dha për verifikimin e dokumentacionit të kandidatit të PSD, por kjo KZAZ nuk zbatoi vendimin e KQZ për këtë çështje por vendosi të çregjistrojë kandidatin pasi e kishte regjistruar edhe me herët.
Ndërkaq KQZ miratoi renditjen e kandidatëve për bashkinë Berat, Shijak, Belsh, Klos, Mat, Krujë dhe Peqin. 
Sigal