KQZ plotëson strukturat e KZAZ-ve

507
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së djeshme shqyrtoi dhe miratoi modelet e zarfave të sigurisë për administrimin e fletëve të votimit të hedhura gabim, që do të përdoren në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë dhe zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Kavajë. Gjithashtu, KQZ miratoi lirimin dhe emërimin e disa anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-ve, për zgjedhjet për Kuvend, të datës 25 qershor 2017. Komisioni emëroi anëtarët e KZAZ-ve të propozuar nga Partia Republikane për zgjedhjet për Kuvend, ndërsa bëri shpalljen e rezultatit të shortit dhe emërimin e ekspertëve financiar, të cilët do të kryejnë monitorimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore. Në të njëjtën kohë, KQZ miratoi përfaqësuesit e medias të televizionit ”Al Jazeera Balkans” (AJB) për vëzhgimin e zgjedhjeve, si dhe miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të “Fondacionit Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara”.
Sigal