KQZ, PD: Anëtari i 3-të i grupit të numërimit të zgjidhet mes LSI e PDIU. PS kundër

485
Debate në KQZ për anëtarin e 3-të e 4-të të Grupeve të Numërimit të Votave.
PD kërkon që shorti të mos hidhet mes PR dhe PDIU por mes LSI dhe PDIU, pasi PDIU është koalicion me PS e LSI.
Sipas përfaqësuesit ligjor i PD-së Ivi Kaso, anëtari 3 shkon te partia e dytë e shumicës, anëtari 4 te partia e dytë e opozitës. Nëse balanca prishet “I vë flakën zgjedhjeve”
“PDIU siç është përcaktuar në njërin nga këto variante duke qenë në koalicion me PS e LSI nuk mund të jetë pjesë dhe garant i votave të koalicionit kundërshtar, për këtë arsye kërkojmë që shorti të mos hidhet mes PR e PDIU por siç është e udhës që parashikon ligji mes LSI e PDIU”
Përfaqësuesi ligjor i PS-së Gjonçaj thotë se PDIU ka dalë nga zgjedhjet si parti në opozitë dhe shorti duhet të hidhet mes PR e PDIU-së.
Sigal