KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet në Kolonjë

50

Gazeta Telegraf/

Komisioni
Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) miratoi të enjten disa vendime që lidhen me
organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar të bashkisë
Kolonjë, qarku Korçë, që do të mbahen më 20 nëntor. Në mbledhjen e djeshme KQZ
vendosi caktimin e masës së shpërblimit për anëtarët e Komisionit Zonal të
Administrimit Zgjedhor nr. 73 dhe anëtarëve të Grupeve të Numërimit të
Votave(GNV), si dhe vendimin për përdorimin e kamerave regjistruese dhe të
monitorëve, për shfaqjen e fletëve të votimit në Vendin e Numërimit të Votave.
Gjithashtu, u miratua modeli i fletës së votimit dhe modeli i vulës që do të
përdoret në këtë proces zgjedhor. Zgjedhjet e parakohshme për kryetar te
bashkisë Kolonjë vijnë pas ndarjes së paritur nga jeta të ish-kryebashkiakut,
Arben Malo. Në këtë garë zgjedhore koalicioni i majtë qeverises Aleanca për Shqipërinë
Europiane përfaqësohet nga kandidati Ilia Stefo, ndërsa koalicioni i djathtë
nga Dritan Hajro.