KQZ nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me Shoqatën Botërore të Organeve Zgjedhore

402
 Zbatimi i teknologjisë së informacionit në zgjedhje, KQZ projekt studimor
 KQZ nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me Shoqatën Botërore të Organeve Zgjedhore (A-WEB). 
Zyrtarë të Shoqatës Botërore të Organeve Zgjedhore(A WEB)me ftesë të Komisionit Qendror tëZgjedhjeve, ndodhen në Shqipëri për një vizitë studimore mbi infrastrukturën e Teknologjisë së Informacionit dhe dhënien e asistencës teknike për KQZ. 
Qëllimi i kësaj vizite studimore është asistenca e A-WEBpër Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në punën që po bën mbi fizibilitetin e zbatimit të teknologjisë së informacionit në zgjedhje dhe ngritjen e kapaciteteve menaxhuese zgjedhore.
Kryetari i KQZ-së, z.Denar Biba pasi i falënderoi zyrtarët e A-WEB për ardhjen e tyre me qëllim asistencën teknike ndaj KQZ, i njohu me sistemin dhe proceset zgjedhore të vendit tonë. 
Kryetari i KQZ-së tha se pavarësisht se vendimmarja për futjen e teknologjisë së informacionit në zgjedhje i përket Parlamentit, KQZ synon studimin e praktikave më të mira vendeve të tjera. 
Z. Denar Biba:“Të kalosh nga një sistem shumë vjeçar, disa dhjetra vjeçar, i bazuar në letër dhe numërimet manuale në një sistem krejtësisht elektronik, ne si profesionistë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe jo vetëm unë, gjykojmë që për të qënë seriozë në këtë ndërmarrje, para së gjithash duhet të studiojmë këtë lloj praktike, duke ju referuar praktikave më të mira botërore dhe pikërisht, në ndihmë të kësaj do të jenë dhe do të ofrojnë asistencë kolegët e A-WEB. Teknologjia në zgjedhje, apo zgjedhje krejtësisht të bazuara në teknologji, janë të mundura, praktikat botërore janë aty dhe janë realizuar, shembujt të cilët ndanë dhe do të vazhdojnë të ndajnë edhe këto ditë kolegët nga Korea, kërkojnë kohë dhe pilotim paraprak përpara se të realizohen në shkallë të gjërë. Ndaj KQZ me asistencë të kolegëve të A-WEB,do të bëjë një studim në lidhje me fizibilitetin e projekteve të teknologjisë në zgjedhje”. 
Ekspertët e A-WEB do të prezantojnëeksperiencat e shoqatës mbi Teknologjinëe Informacionit, bazuar në sistemin e menaxhimit të zgjedhjeve dhe e-votimit në vendet të ndryshme të botës. 
Ky projekt studimorvjen si respektim i detyrave të lëna nga Kuvendi në rezolutën, “Për vlerësimin e veprimtarisë së KQZ për vitin 2015”, për të njohur faktorin politik dhe publikun, më studime dhe programe informuese mbi përdorimin e teknologjisë në zgjedhje, si edhe efektet financiare. 
Shoqata e Trupave Zgjedhorë Botëror (A-WEB), ku janë anëtarësuar 106 vende të botës, përfshirë dhe Shqipëria, asiston vendet anëtare të cilat kanë synimpërmirësimin e standardeve zgjedhore dhe mirë administrimine zgjedhjeve, duke përdorur edhe teknologjinë e informacionit. 
Sigal