KQZ në bashkëpunim me Këshillin e Evropës organizuan konferencën “Zgjedhjet e 25 qershorit 2017 në Shqipëri”

571
Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në bashkëpunim me Këshillin e Evropës, organizuan konferencën me titull “Zgjedhjet e 25 qershorit 2017 në Shqipëri – Mësimet e nxjerra dhe hapat e mëtejshëm: Legjislacioni, Administrimi, Edukimi”. 
Kjo konferencë pas-zgjedhore u përqendrua në gjetjet dhe rekomandimet kryesore të raporteve përfundimtare të OSBE/ODIHR-it dhe Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, dhe në asistencën e ofruar nga Këshilli i Evropës në mbështetje të zgjedhjeve të fundit në Shqipëri. Përmes një analize të çështjeve kryesore problematike të vërejtura në raportet e mësipërme, konferenca synoi të përcaktojë hapat kryesorë që duhet të ndërmerren në kontekstin e një reforme të ardhshme zgjedhore.
Konferenca u zhvillhet ne ambjentet e reja të Sallës së Trajnimit të Komisionit Qendror të Zgjedhejve, të realizuar me mbështetjen e Këshillit të Evropës. Në këtë konferencë post-zgjedhore morën pjesë, përfaqësues të lartë të KQZ, Këshillit të Evropës, OSBE, ODIHR dhe Komisionit të Venecias, bashkëkryetarët e komisionit ad-hoc të reformës zgjedhore, deputetë, përfaqësues nga partitë politike, shoqëria civile, ekspertë për çështjet zgjedhore dhe organizata ndërkombëtare.
Sigal