KQZ: në 11 qarqe, kanë votuar 38%. Apel 4248 KZAZ-ve: Na sillni informacion.

432
Deri në orën 16:00 pjesëmarrja e votuesve në 1053 qendra votimi në 11 qarqe për të cilat KQZ la informacion ka qenë 38 %. Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Lefterie Luzi në një deklaratë për mediat tha se procesi i votimit është duke vijuar në të gjitha qendrat.
Ajo u bëri apel sekretarëve të KZAZ-ve që të na sjellin informacion lidhur me % e votuesve. 
Më tej Luzi ka dhënë të dhëna më të detajuara për Bashkitë e Sarandës dhe Pukës, për të cilat vepron një projekt pilot për raportimin e ecurisë së votimit. Nga të dhënat e deritanishme rezulton se në Pukë niveli i votuesve është 53.16%, ndërsa në Sarandë është 27.42%.
Gjithashtu Lefterie Luzi u ka bërë apel qytetarëve që të dalin e të votojnë.  
Sigal