KQZ miraton unanimisht 24 qendra numërimi për 4 qarqe

482
24 qendra numërimi votash janë miratuar për 4 qarqe në vend nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve. Qendrat janë miratuar me vota unanime të të gjithë anëtarëve të KQZ.

Komisioni Qëndror Zgjedhor ka miratuar me 7 vota pro, 24 qendra numërimi për votat në zgjedhjet e 18 qershorit.

Në mbledhjen e radhës, të gjithë anëtarët e Komisionit Zgjedhor votuan pro përcaktimit të qendrave të numërimit.

Qendrat e miratuara i përkasin qarqeve, Kukës, Durrës, Berat dhe Gjirokastër.

Po ashtu në mbledhje u miratua edhe propozimi i LSI për ndryshimin e një anëtari të KZAZ-së në Korçë.
Sigal