KQZ miraton sot fletën e votimit të zgjedhjeve të 18 qershorit

576
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të mblidhet sot për të miratuar formatin e fletëve të votimit për zgjedhjet e 18 qershorit.

Në mbledhjen e parashikuar të nisë në orën 11:00 do të miratohet moduli i fletës së votimit dhe përmbajtja e saj, më pas ky modul do i dërgohet kompanisë së prodhimit të fletëve të votimit.

KQZ miratoi dje listat shumëemërore të Partive Politike të regjistruara në zgjedhjet e 18 qershorit. Janë regjistruar 15 parti politike.

27 kandidatë rezultuan se kishin marrë dënime nga gjykatat por që nuk ndaloheshin për të kandiduar në bazë të ligjit të dekriminalizimit.

Mes këtyre kandidatëve ishin edhe Spartak Braho në listën e Partisë Socialiste të Tiranës dhe Andan Ramohitaj në listën e socialistëve të Durrësit.
Në mbledhjen e parashikuar të nisë në orën 11:00 do të shqyrtohet këto projekt vendime:
1- “Për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 18 qershor 2017”.
2- “Për një ndryshim në vendimin nr.13, datë 12.01.2017 “Për miratimin e modeleve të fletëve të votimit për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 18 qershor 2017”.
Sigal