KQZ miraton projekt-vendime të rëndësishme

404
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi e miratoi projekt- vendime të rëndësishme, nderkohe qe miratoi dhe shpërdau mandatet e këshillave bashkiake për disa bashki për zgjedhjet vendore të 21 qershorit. KQZ gjedhjeve në mbledhjen e sotme shqyrtoi projekt-vendimin “Për shqyrtimin e kërkesave ankimore të depozituara në KQZ me nr.111 dhe 112, të paraqitura nga subjektet zgjedhore, sipas objekteve përkatëse”, si dhe 107 dhe 108”. KQZ vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore nr. 111, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim, rrëzimin e kërkesës ankimore nr. 112, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia për Drejtësi e Shqiptarëve, rrëzimin e kërkesës ankimore nr. 107, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Popullore Kristiandemokrate e Shqipërisë dhe rrëzimin e kërkesës ankimore nr. 108, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Demokratike e Shqipërisë. Po ashtu, KQZ shqyrtoi projekt-vendimin për shpërndarjen e mandateve për këshillin e bashkisë Pukë, të miratuara nga KZAZ nr. 07, ku Aleanca për Shqipërinë Europiane ka 11 mandate, Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, 3 mandate. Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë, 1 mandat. Po ashtu, u shpërndane mandatet për këshillin e bashkisë Fushë-Arrëz, të miratuara nga KZAZ nr. 08, ku Aleanca për Shqipërinë Europiane ka 10 mandate, Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, 5 mandate. Gjithashtu, u shpërndane mandatet për këshillin e bashkisë Has, qarku Kukës, të miratuara nga KZAZ nr. 10, ku Aleanca për Shqipërinë Europiane ka 12 mandate. Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, 9 mandate. KQZ shpërndau mandatet për këshillin e bashkisë Tropojë, miratuara nga KZAZ nr. 9, ku Aleanca për Shqipërinë Europiane ka 12 mandate. Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, 9 mandate, si dhe mandatet për këshillin e bashkisë Dropull, të miratuara nga KZAZ nr. 80, ku Aleanca për Shqipërinë Europiane ka 14 mandate. Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, 3 mandate. Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen, 1 mandat, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, 3 mandate. KQZ gjithashtu shpërndau mandatet për këshillin e bashkisë Mirditë, qarku Lezhë të miratuara nga KZAZ nr. 14, ku Aleanca për Shqipërinë Europiane ka 15 mandate. Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, 4 mandate. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, 1 mandat. Gjon Pjetri, 1 mandat, si dhe mandatet për këshillin e bashkisë Elbasan, të miratuara nga KQZ, ku Aleanca për Shqipërinë Europiane ka 35 mandate, Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet 16 mandate. Ndërsa për shpërndarjen e mandateve për këshillin e bashkisë Kurbin, qarku Lezhë, KQZ vendosi të mos miratojë shpërndarjen e mandateve për këshillin e bashkisë Kurbin për shkak të mosmarrjes së votave të nevojshme për miratimin e tij.
Sigal