KQZ miraton listën e këshilltarëve në këshillin bashkiak të Kavajës

492
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimin, “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për Këshillin Bashkiak Kavajë, në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
KQZ vendosi njoftimin e këshillit bashkiak Kavajë për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit të kandidatëve të listave shumemërore, për plotësimin e vendeve vakantë në këshillin e bashkisë Kavajë, Elvana Hazizolli, Gentian Jaupi, Abaz Trimi, Meri Biturku, Brunilda Kërçuku, Kujtim Lilamani, Bora Dollia, Fisnik Qosja, Avdulla Vokri.
Sigal