KQZ, miraton 8 vendime për zgjedhjet e 18 qershorit dhe mandaton 5 këshilltarë në 5 bashki

521
Sigal

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet:
“Për disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzimin nr. 1, datë 20.02.2009 “Për organizimin dhe funksionimin e Zyrave Rajonale Zgjedhore”, i ndryshuar”.
“Për ngritjen e Zyrave Rajonale Zgjedhore për zgjedhjet për Kuvend të datës 18.06.2017 dhe caktimin e njësive administrative ku do të jenë ambientet e punës të ZRZ-ve”.
“Për miratimin e modeleve të dokumenteve që do të përdoren nga GN-ja dhe KZAZ-ja për nxjerrjen e rezultateve të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 23.06.2013”.
“Për miratimin e strukturës së shpenzimeve buxhetore për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2017”.
“Miratimi i strukturës së personelit mbështetës dhe strukturës së pagave, që do të rekrutohen për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 18 Qershor 2017”.
“Për emërimin e auditit teknicien për mbikëqyrjen e hartimit të listës së zgjedhësve, për zgjedhjet për Kuvendin të datës 18.06.2017”. Të emërojë audit teknicien për mbikëqyrjen e hartimit të listës së zgjedhësve, për zgjedhjet për Kuvendin të vitit 2017 , z. Andi Erebara.
“Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumë emërore për këshillat bashkiak në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. KQZ vendosi njoftimin e këshillave bashkiak për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit kandidatëve të listave shumemërore, për plotësimin e vendeve vakantë në këshillat bashkiak në bashkitë Roskovec, Këlcyrë, Mirditë, Malësi e Madhe dhe Shkodër.
“Për miratimin e strategjisë për edukimin zgjedhor të shtetasve për zgjedhjet për Kuvend të datës 18.06.2017”.
“Për miratimin e strategjisë së trajnimit të komisionerëve zgjedhorë për zgjedhjet për Kuvend të datës 18.06.2017”.