KQZ mandaton deputetin Artur Çobani, vetëm dy muaj në Kuvend

398
Në një mbledhje të shkurtër ditën e djeshme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kaluar mandatin e deputetit Arben Çuko tek Artur Çobani. Ky do të jetë edhe deputeti më jetëshkurtër i Kuvendit , mandati i të cilit mbyllet në shtator. Por për shkak të procedurave dhe të Kushtetutës, KQZ është e detyruar të marrë një vendim të tillë. Kështu ditën e djeshme ky organ i ka dhënë mandatin e deputetit, atij që pritet të jetë më jetëshkurtri në këtë pozicion. Bëhet fjalë për Artur Çobanin, i cili do të jetë deputeti i ri i parlamentit të vjetër, të cilit i mbaron mandati në muajin shtator. Çobani do të hyjë në Kuvend në vendin e socialistit Arben Çuko, për më pak se dy muaj. Marrja e mandatit të qarkut të Fierit u bë pasi Çuko u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve nga Kryeministri Edi Rama. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha dje mandatin Çobanit, i cili është kandidati i radhës në listën shumëmërore të Partisë Socialiste, Qarku Fier. Ndërkohë mësohet se KQZ do të shpall rezultatin përfundimtarë të zgjedhjeve të 25 qershorit ditën e mërkurë. 
Sigal