KQZ, Luzi: Pjesëmarrja në votim për 1825 QV është 45.28%.

535
Pjesmarrja në votim për 1825 Qendra Votimi është 45.25%. Në daljen e parë për mediat pas mbylljes së procesit të votimit, kryetarja e KQZ, Lefterie Luzi tha se në Vlorë dhe Shkodër nuk janë emëruar ende anëtarët e numërimit. Ndërsa në Pustec ka filluar procesi i numërimit.
Ora 21: 30 Në Vlorë e Shkodër s’janë emëruar anëtarët e numërimit
Lefterie Luzi: “Kemi të dhëna për 1825 Qendra Votimi, që në total për bën 35 % të QV. Pjesëmarrja vetëm për keto qëndra votimi 45.28%
Procesi ka mbarruar dhe % e saktë do ta keni gjatë procesit të numërimit, po ashtu informacionet të sakta do ti keni në ëebin e KQZ, ku mediat duhet ti referohen.
Mbyllja shkoi mirë dhe u krye sipas kodit zgjedhor.
Në Vlorë dhe Shkodër procesi vijoi pas orës 19:00 se kishte persona në radhë.
KZAZ që në zbatim të detyrimeve të kryejnë procesin e marrjes në dorëzim të kutive të votimit dhe të kryejnë numërimin brenda afateve ligjore.
Në Vlorë dhe Shkodër nuk janë emëruar anëtarët e numërimit.
Në Pustec ka filluar procesi i numërimit të votave.”
Në të gjithë vendin zyrtarisht procesi i votimit është mbyllur. Votimi filloi në orën 07:00 dhe përfundoi në orën 19:00. Megjithëse procesi mund të vazhdojë edhe përtej orarit zyrtar, pasi mund të ketë qytetarë në radhë për të votuar.
Pas mbylljes së procesit ka nisur edhe dorëzimi i kutive të votimit në KZAZ, nga ku do të fillojë edhe numërimi.
Nga 5301 QV që janë gjithsej deri në orën 16:00 KQZ ka informacion vetëm për 1053 QV sa i takon pjesëmarrjes së votuesve. Ndërkohë që për 4248 QV nuk ka ende asnjë informacion.
Sigal