KQZ kërkon të punësojë 337 punonjës me kontratë. Ja profesionet që nevojiten nga shërbimet e thjeshta, specialistë, teknikë, operatorë, juristë dhe paga për çdo vend pune

614
Sigal

Jakup B. GJOÇA

Ja cilët profesione kërkohen për kontratë deri në 5 muaj punësim në Administratën Zgjedhore

Kuvendi nuk mundi ta miratojë dot reformën zgjedhore, sepse opozita nuk e dha konsensusin e saj për draftin që ka përgatitur njëanshmërisht mazhoranca. Kjo veç pasojave politike për Shqipërinë, në vendimmarrjen e BE-së në qershor për (mos)hapjen e negociatave për anëtarësim, do të thotë që zgjedhjet në 30 qershor 2019 ka shumë mundësi që të bëhen me kodin zgjedhor aktual. Ndarja e anëtarëve të komisioneve zonale dhe të qendrave të votimit do të jetë sfida e radhës mes mazhorancës dhe opozitës. KQZ ka përgatitur strukturën e pagave të anëtarëve, pas miratimit të së cilës u takon katër partive të bëjnë propozimin për anëtarët. T drejtën do ta kenë PS dhe PD, partitë e dyta në të dy kampet politike, por me kusht që të kenë grup parlamentar. Prej së majtës vetëm PS plotëson këtë kusht, ndërsa te e djathta janë PD, LSI dhe PR.

Do punësohen në Administratën Zgjedhore 337 punonjës

Në këtë mënyrë subjektet do të kenë mundësi të ndjekin procesin, por dhe të kenë provë, nëse duan të ankimojnë. Për të administruar procesin, KQZ do të punësojë edhe 337 personave me kontratë të përkohshme nga 5 deri në 3 muaj.

Profesionet e kërkuara

KQZ-ja zbardh edhe cilët profesione janë të preferuar. Kështu, për t’u punësuar me kontratë në KQZ-, deri në 5 muaj, kërkohen këto profesione: Magazinierë, specialistë juridikë e shërbimesh, teknik sallë, përkthyes dhe operatorë janë nevojat që do të përzgjidhen me konkurrim nga KQZ.

Shpërblimi

Paga e punonjësve që do të punësohen me kontratë në Administratën Zgjedhore do të jetë nga 70 mijë lekë për specialistët e lartë, 40 mijë lekë për specialistët e tjerë, si dhe 30 mijë lekë për punonjësit e shërbimit. Burimet kanë bërë të ditur se shpërblimi për angazhimin në administrimin e votimeve të 30 qershorit do të jetë i njëjtë si një vit më parë. Kryetarët dhe zv.kryetarët do të shpërblehen me 65.000 lekë, për anëtarët dhe sekretarin e KZAZ-ve paga shkon në 60.000 lekë. Kryetarët e KQV-ve do të shpërblehen në vlerën 4.000 lekë, ndërsa sekretarët e KQV-ve me 3.500 lekë. Anëtarët e Grupit të Numërimit të Votave propozohet të marrin nga 6.000 lekë. megjithatë vendimi konkret do të merret ditën e mërkurë kur dhe parashikohet mbledhja e KQZ. Sa i përket numërimit të votave, parashikohet vetëm përdorimi i kamerave regjistruese dhe të monitorëve për shfaqjen e fletëve të votimit në Vendin e Numërimit të Votave.