KQZ kërkon informacion për Vorën. LSI: Janë shtuar fiktivisht 650 votues

426
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kërkon Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile informacion të detajuara mbi pretendimin e LSI për lëvizje fiktive të Popullsisë në bashkinë e Vorës ku gjatë viteve 2014 dhe 2015 janë regjistruar në këtë njësi vendore të patën 650 qytetarë.
LSI iu drejtua KQZ me kërkesën për të marrë informacion nga drejtoria e gjendjes civilë për regjistrimin e këtyre zgjedhësve e më pas çregjistrimin e atyre që janë regjistruar në kundërshtim me ligjin.
Përfaqësuesit ligjor të dy forcave të mëdha politike ndajnë të njëjtin mendim për fenomenin e regjistrimeve fiktive në prag të zgjedhjeve por jo për rastin konkret.
Anëtarët e KQZ kanë debatuar për këtë çështje por në Unison ndanë mendimin që për këtë çështje nuk mund të ketë vendimmarrje për sa kohë që subjekti politik LSI depozituar kallëzim në prokurori për këtë çështje.
Sigal