KQZ: Ja sa kanë shpenzuar partitë politike në fushatë

480
KQZ publikon raportet financiare të fushatës zgjedhore të partive politike. Partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e 25 qershorit kanë shpenzuar në fushatë rreth 250 milionë lekë. Në raportet financiare të publikuara nga Komisioni Qendror i Gjendjeve rezulton se Partia Socialiste ka shpenzuar më shumë nga të gjitha forcat e tjera politike, plotë 108 milionë lekë. Në të dhënat e detajuara vihet re se pjesa më e madhe e shpenzimeve lidhet me reklamat në media, shpenzimet për mitingje dhe materialet promocionale. Nga tabela financiare, Partia Socialiste rezulton të ketë të ardhura rreth 98.8 milionë lekë, prej të cilave, 56 milionë lekë të ardhura të krijuara nga vetë subjekti politik, 28 milionë lekë fonde publike dhe 9 milionë lekë donacione nga persona fizik. Për sa i përket shpenzimeve, e dyta në listë renditet Lëvizja Socialiste për Integrim, me 88 milionë lekë të hedhura për fushatë. Sipas të dhënave rezulton se kjo forcë politike të ardhura për fushatën zgjedhore të vitit 2017, ka grumbulluar rreth 75 milionë lekë prej të cilave 23 milionë lekë të ardhura nga fondet publike, rreth 37 milionë lekë donacione nga persona fizik dhe juridik, dhe 13 milionë lekë te ardhura të krijuara nga vetë subjekti politik. E treta në listë për sa i përket shumës së shpenzuar në fushatë renditet Partia Demokratike me rreth 58 milionë lekë të reja, nga rreth 88 milionë lekë që ka në total të ardhura. Ashtu sikurse LSI dhe PS, pjesa më e madhe e shpenzimeve lidhen me reklama në mediat, qira për zyra elektorale apo shpenzimet për mitingje e tubime dhe materialet promocionale. Ndërkaq nga deklarimi i tyre në KQZ, partitë e vogla kanë shpenzuar shuma simbolike. Në formularin e dorëzuar nga partia e Ben Blushit LIBRA, rezulton si forca që ka shpenzuar vetëm 730 mijë lekë, ndërsa republikanët e Fatmir Mediut edhe pse pjesë e listës së PD-së kanë shpenzuar 2.5 milionë lekë.
Sigal