KQZ i jep mandatin, kush është deputetja e re e PDIU-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin e deputetes kandidates Elena Xhina, e cila vjen nga radhët e PDIU. Pas dorëheqjes së deputetit Bujar Muço, KQZ i ka dhënë sot mandatin kandidates që është pas tij në listën e PDIU në qarkun e Elbasanit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet:

– “Për dhënien e mandatit të deputetit te Kuvendit, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet në Qarkun Elbasan, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë”.

KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të radhës së listës shumemërore të subjektit “Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet” ,Qarku Elbasan, zj. Elena Xhina.

– “Për verifkimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatit, nga listat shumemërore për Këshillin Bashkiak, në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

KQZ vendosi njoftimin e këshillave bashkiakë për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit kandidatëve të listave shumemërore, për plotesimin e vendeve vakantë në këshillat bashkiakë, si më poshtë:

1. Qarku Tiranë, Bashkia Tiranë, Enis Hoxha.

2. Qarku Shkodër, Bashkia Shkodër, zj. Prandvera Vukelaj.