KQZ hap kutitë për të djegur fletët e votimit

476
KQZ do të hapë sot kutitë e votimit, e ndërsa do të përdorë 600 litra benzinë për djegien e fletëve. Sa i takon këtij procesi, do të punojë një ekip prej 45 personash dhe fondi i parashikuar për përfundimin e punës është llogaritur 52 milionë lekë të vjetra. Për asgjësimin e fletëve të votimit do të përdoret metoda e djegies, ndaj është blerë një sasi prej 600 litrash benzinë për asgjësimin e tyre, shkruan “Shqiptarja”. Neni 178 i Kodit Zgjedhor, përcakton detyrimin ligjor që KQZ ka për të hapur të gjitha kutitë e votimit dhe kutitë e materialeve zgjedhore, gjashtë muaj pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në datën 10 gusht 2015, ka shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për Organet e Qeverisjes Vendore, të datës 21 Qershor 2015.  Në këto kushte, KQZ nga data 10 shkurt duhet të fillonte procesin e hapjes së kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore, seleksionimin dhe sistemimin e këtij dokumentacioni, të gjetur brenda tyre, si dhe dërgimin e tyre në Arkivin Qendrore të Shtetit si detyrim ligjor, në përputhje me përcaktimet e nenit 178 të Kodit Zgjedhor.
Sigal