KQZ, gati “plani i punës” për zgjedhjet e 18 qershorit 2017

512
Sigal

Muaji  janar 2017 është vendosur prej KQZ, që të jetë muaj intensive pune, për sa i përket përgatitjeve të zgjedhjeve të 18 Qershorit 2017. Sipas planit orientues të KQZ, gjatë këtij muaji pritet të merren disa vendime bazë për organizimin e këtyre zgjedhjeve. Sipas informacionit, thuhet se do të miratohen 2 auditet e partive politike, që do të kontrollojnë listat e votuesve. Do të përcaktohet numri i punonjësve shtesë që punësohen, si dhe modeli i fletës së votimit brenda 15 janarit. Nëse do të ketë kuti shtesë, kode sigurie e bojëra matrikuluese KQZ do ta vendosë brenda 18 janarit. Brenda kësaj date duhet të specifikohet dhe sesa do t’i kushtojnë shqiptarëve zgjedhjet e përgjithshme. Tashmë që shpërndarja e deputetëve nëpër qarqe ka ndryshuar, do të ndryshojë dhe vendosja e qendrave të votimit dhe zonave të administrimit zgjedhor si në godinat shtetërore ashtu dhe në ato private. Këto duhet të specifikohen brenda datës 18 të shkurtit. Partitë duhet të regjistrohen brenda datës 10 prill ndërsa koalicionet brenda datës 19 të këtij muaji. Në datën 5 maj do të mësohen dhe emrat e kandidatëve të rinj për deputetë të kuvendit të Shqipërisë, pasi partitë duhet të dorëzojnë listat shumë emërore. Brenda 10 majit KQZ do t’i shpërndajë fondet nga buxheti i shtetit subjekteve në garë. Ndërkohë që rezultatin e zgjedhjeve KQZ synon ta shpallë brenda 2 ditëve të para pas votimit.