KQZ e plotë, Denar Biba zgjidhet në raundin e dytë nënkryetar

497
Sigal

Pas thuajse dy vjetesh në vakancë Komisioni Qëndror të Zgjedhjeve është tashmë i plotësuar me 7 antarë. Gjatë drekës së kësaj të premteje dhe pasi mori miratimin e Kuvendit, Denar Biba është zgjedhur me katër vota pro nënkryetar i këtij institucioni, duke mbajtur sërish postin që në prill të 2013 e la.

Ndërsa Edlira Jorgaqi e mbështetur nga Partia Socialiste do të mabj postin e antares po ashtu edhe Gëzim Veleshnja i mbështetur nga LSI do të mbaj postin e antarit në tryezën prej 7 perfaqësuesish.

Pasi ka mbaruar procesi i zgjedhjes së nënkryetarit Denar Biba, kryetarja e këtij komisioni, Lefterie Lleshi bëri apel që të punohet për zgjedhje të lira e të ndershme.

Ne seancën maratonë të së enjtes Kuvendi miratoi tre emrat për të plotësuar vendet vakante në institucionin më të lartë zgjedhor. Denar Biba nga Kuvendi siguri 79 vota pro, Edlira Jorgaqi 77  dhe Gëzim Veleshnja 82 vota pro.