KQZ do të mblidhet nesër për mandatin e Tahirit, Selamit e Rroshit

437
Sigal

Komisioni Qëndror i
Zgjedhjeve mblidhet nesër për të marrë në shqyrtim rezultatet e verifikimit të
Prokurorisë së Përgjithshme për deputetët Dashamir Tahiri, Shkëlqim Selami dhe
kryebashkiakun e Kavajës Elvis Rroshi. Prokuroria kërkon ndërprerjen e detyrës
për tre të zgjedhurit nga populli Më 21 dhjetor 2016 Prokuroria dorëzoi në KQZ
kërkesën për heqjen e mandatit të deputetëve Shkëlqim Selami dhe Dashamir
Tahiri dhe kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi. Rendi i dites Komisioni
Qendror i Zgjedhjeve, ditën e martë, më datë 27.12.2016, ora 11:00, zhvillon
mbledhjen me këtë rend dite: Projekt-vendim: “Për shqyrtimin e rezultatit të
verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme, për funksionarin publik Z.Elvis
Roshi, kryetar i Bashkisë Kavajë, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për
garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë
funksione publike”. Projekt-vendim: “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit
të Prokurorisë së Përgjithshme, për funksionarin publik Z.Shkëlqim Selami,
Deputet i Kuvendit të Shqipërisë në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për
garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë
funksione publike”. Projekt-vendim: “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit
të Prokurorisë së Përgjithshme, për funksionarin publik Z.Dashamir Tahiri,
Deputet i Kuvendit të Shqipërisë në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për
garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë
funksione publike”. – See more at: http://www.oranews.tv/vendi/kqz-mblidhet-neser-per-mandatin-e-tahirit-selamit-e-rroshit/#sthash.6YvFfMLr.dpuf