KQZ, ditën e mërkurë, më datë 19.04.2017, ora 12:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:

436
Sigal

A. Shqyrtimi i projekt vendimeve,
1. Për ngritjen e Bordit të Monitorimit të Medias për monitorimin e fushatës zgjedhore në radion dhe televizionin publik dhe ato private.
2. Për caktimin e Vendit të Numërimit të Votave të KZAZ-së nr. 42, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Kavajë, qarku Tiranë, të datës 7 maj 2017.
3. Për miratimin e Manualit dhe Fletores së punës të Komisionit të Qendrës së Votimit, për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 18 qershor 2017.
4. Për miratimin e Manualit dhe Fletores së punës të Komisionit të Qendrës së Votimit, për zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë Kavajë, të datës 7 maj 2017.
Materialet e mbledhjes ju vihen në dispozicion nga sekretaria e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe mund t’i gjeni në faqen e KQZ-së në internet www.cec.org.al në rubrikën e Njoftimeve.
Neni 65 pika 1 e Kodit Zgjedhor percakton se “dy ose me shume parti politike te regjistruara si subjekte zgjedhor e ne KQZ, sipas nenit 64, mund te regjistrohen ne KQZ si koalicion zgjedhor ne shkallet vendi jo me vone se 60 dite perpara dates se zgjedhjeve”.
Afati fundit per regjsitrimin e koalicioneve eshte data 19 prill. Nuk ka vendim per shtyrje afati.