KQZ dhe Lefteri Luzi, pjesë e kriminalizimit të listave zgjedhore

530
Më datën 4 maj në orën 18.00 mbaroi edhe afati ligjor i rregjistrimit të të gjithë kandidatëve të subjekteve politike, por edhe ata të pavarur, për të marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 21 qershorit 2015, për 61 kryebashkiakë dhe për antëratët e këshillave bashkiakë. 
Listat kyçen në sirtarë “top sekret”
Edhe pse jemi në botën e internetit dhe të elektronikës, ende në faqen zyrtare të KQZ-së, deri dje nuk janë publikuar asnjë emër i kandidatëve, qoftë për kryebashkiakë, por as edhe për anëtarët e këshillit bashkiakë. KQZ-ja ka një numër të madh nëpunësisht në administratën e saj, që do të thotë, se kishte kohë të mjaftueshme, që të merrte të gjitha masat, që të publikonte të gjitha emrat e kandidatëve për kryebashkiakë dhe anëtarë të këshillave bashkiakë, që janë rregjistruar në KQZ. Mirëpo, edhe pse buxheti i shtetit paguan miliona lekë rrogë mujore për nëpunësit e administratës të KQZ-së, praktikisht ata ose janë të paaftë të bëjnë edhe një punë të thjeshtë, domethënë që të publikojnë emrat e kandidatëve që rregjistrohen, në sajtin zyrtar të KQZ-së, ngaqë vetë administrata e KQZ-së është veçse një ‘qokë’ për të punësuar vetëm familjarë të kryetares të KQZ-së, Lefteri Luzi, ose, qëllimisht është vetë Lefteri Luzi, që fsheh publikimin e emrave të kandidatëve.
Kakofoni prononcimesh nga zëdhësja e KQZ dhe specialistja e protokollit
E vërteta është se kryetarja e KQZ-së, Lefteri Luzi ka dhënë urdhër që asnjë emërtë kandidatëve të rregjistruar në KQZ për kryebashkiakë dhe anëtarë të këshillit bashkiak, jo vetëm të mos publikohet në faqen zyrtare të KQZ-së, por as protokolli të mos japë asnjë emër, pa firmën e saj. Këtë urdhër të lëshuar nga kryetarja e KQZ-së, Lefteri Luzi, e pohoi edhe specialistja e protokollit të KQZ-së, zonja Çeço, duke thënë, që vetëm me urdhërin e kryetares të KQZ-së, Lefteri Luzi, protokolli mund të japë çfarëdo liste kandidatësh të rregjistruar në KQZ. Por, meqë KQZ-ja është një han ku i pari nuk merr vesh të dytin, zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxha, pohon se është e pamundur që KQZ-ja të publikojë emrat e kandidatëve të rregjistrtuar në KQZ për kryebashkiakë dhe anëtarë të këshillave bashkiakë, pasi administrate nuk mundet t’i sitemojë listat. 
KQZ e Lefteri Luzi, pjesë e kriminalizimit të listave
Duke u nisur nga dy pohimet kontradiktore të specialistes së protokollit të KQZ, znj. Çeço dhe zëdhënëses të KQZ, Drilona Hoxha, cilido kupton se është kryetarja e KQZ-së, Lefteri Luzi, që ka ndaluar publikimin e merave të kandidatëve. Dhe kjo arësyet politike. Kryetarja e KQZ-së, Lefteri Luzi, që në fakt është vetëm një majore politike e partive në KQZ dhe jo një kryetare e institucionit kushtetues të KQZ-së, i mban emrat e kandidatëve që janë rregjistruar, sepse kryetarja e KQZ-së, nuk do në asnjë mënyrë që të publikojë emrat e kandidatëve të rregjistruar për kryebashkiakë dhe anëtarë të këshillit bashkiakë, ndoshta duke zbatuar kështu urdhrat politikë, për të mos dekonspiruar ata kandidatë që kanë në biografinë e tyre rekorde kriminale. Meqë partitë politike nuk donin të miratonin ligjin e dekriminalizimit në këto zgjedhje, po partitë politike nuk duan që të publikojnë kandidatët e tyre që kanë nëpër lista, por që janë me rekorde kriminale. Kjo fshehtësi e mospublikimit, bëhet, që të mos u japin kohë as medias, por as faktorëve ndërkombëtarë, që të njihen me kandidatët e rregjistruar, për të mos monitoruar biografinë e tyre. Pra, kryetarja e KQZ-së, Lefteri Luzi, duke mbajtur të kyçur në sirtarët e KQZ-së, emrat e kandidatëve të rregjistruar në KQZ për kryebashkiakë e anëtarë të këshillave bashkiakë, bëhet palë e kriminalizimit të procesit zgjedhor. Të mos harrojmë, që një anëtar për këshillim bashkiak të Tiranës, duhet ta votojnë mbi 13.000 votues, pra më shumë se sa votojnë një deputet, kuptohet, pse kryetarja e KQZ-së, Lefteri Luzi, bëhet palë e kriminalizimit të listave zgjedhore, derisa këto lista i kyç në siratët e KQZ-së dhe nuk do në asnjë mënyrë të publikohen, që zgjedhësit dhe institucionet ndërkombëtare të monitorojnë kandidatët për rekordet e tyre kriminale, nëse kanë kryer deri tani. 
Sigal