KQZ çertifikon rezultatin e zgjedhjeve të 23 qershorit

433
Sigal

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve u mblodh sot për çertifikimin final të zgjedhjeve, ku bëri të mundur dhe miratimin e rezultatit final të zgjedhjeve të 21 qershorit me 7 vota pro. KQZ-ja vendosi që 46 parti politike që garuan në këto zgjedhje duhet të kthejnë fondet e përfituara, kurse 15 parti të tjera do të përfitojnë fonde shtesë. 
Në KQZ u hodh edhe shorti për 22 ekspertët kontabël të cilët do të auditojnë fondet e shpenzuara nga subjektet politike. Pas mbledhjes, kryetarja e KQZ-së, Lefteri Luzi, tha: “Kontribuam për një proces zgjedhor me standarde. Organizuam zgjedhje të lira dhe të gjithëpranuara. Kemi punuar intensivisht para se të dekretohej data e zgjedhjeve. Procesi i numërimit përfundoi brenda 4 ditëve dhe ky fakt tregon përgjegjshmërinë e komisionerëve”.