KQZ: 19 parti politike të regjistruara për zgjedhjet në Dibër

428
Janë regjistruar 19 parti politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si subjekte zgjehdore për zgjedhjet për kryetar të bashkisë Dibër. KQZ e angazhuar për organizimin dhe administrimin e procesit zgjedhor të datës 11.09.2016, për kryetarin e Bashkisë Dibër, në respektim të plotë afateve ligjore proceduriale sjell në vëmendje se sot më datë 15.08.2016 është afati i fundit për;
1- Për paraqitjen në KQZ të kerkësave për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore, afat i cili përfundon me orarin zyrtar të punës së KQZ-së.
2- Për paraqitjen në KZAZ nr. 19, Dibër, të kërkesave të grupeve nismëtare për paraqitjen e kandidatëve të propozuar nga zgjedhësit. KZAZ nr. 19 bazuar në aktet nënligjore të miratuar a nga KQZ, punon në oraret ora 08.00 – 13.00 dhe pasdite 16.00 – 20.00.
Gjithashtu, sot KQZ ka kryer trajnimin e anëtarëve të Komisionit të Administrimit të zonës Zgjedhore nr. 19, në Dibër, ku pjesëmarrja ishte e plotë dhe temat e trajtuara qartësuan komisionerët mbi aspektet teorike dhe praktike të kryerjes së procedurave ligjore.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të datës 11 shtator, fton partitë politike të respektojnë detyrimet ligjore në çdo etapë të procesit zgjedhor, afatet e të cilit janë të shkurtuara.
Sigal