Kozeta Mamaqi: Më mungon Koli, që tek ajo puthja në ballë që më jepte në mëngjes, para se të dilte nga shtëpia…

887
Koli është i pranishëm në gjithë kohën që unë marr frymë. Malli është i pafund, i pafund…Si ka mundësi të ikë fëmija, para prindërit? Është e padrejtë. Humbja e fëmijës është një dhimbje e llahtarshme, një dhimbje e thellë, një dhimbje pa fund, një dhimbje që s’ka për të mbaruar kurrë…

Dhe unë pres që shpirtin e tim biri ta takoj një ditë. Shpirti i tij është kudo me mua. Është kudo, në çdo moment, përderisa më bëhet, sikur Koli do të më vijë, sikur ai ka shkuar diku dhe do të kthehet. Unë pres me shpresë, që një ditë do ta takoj! Një ditë do çmallem me të! Sepse kam një mall të pafund.

Të plotë shkrimin mund ta lexoni nesër në Gazetën Telegraf….
Sigal