Kosova voton krijimin e Ushtrisë, Presidenti Meta: Vendim historik

513
Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka qenë i pari nga politika dhe institucionet shqiptare që ka përshëndetur krijimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës.

Në një postim në “Facebook”, Meta shkruan se ky vendim historik dëshmon se Kosova është e aftë për përgjegjësi të reja.

“Vendimi historik i krijimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës dëshmon qartë që Kosova është e aftë të marrë përgjegjësi të reja në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe për të kontribuar vendosmërisht për paqen, stabilitetin e rajonit dhe fqinjësinë e mirë. Fryma euro-atlantike qëndron në themel të këtij ndryshimi historik.”

Vendimi historik i krijimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës dëshmon qartë që Kosova është e aftë të…

Publiée par Ilir Meta sur Vendredi 14 décembre 2018