Kosova: Tirana s’ka nevojë për parti, por për Bashki në shërbim të qytetarëve

442
Ndërhyrje dhe investime në çdo rrugë e lagje, të njësisë 10. Kjo ka qënë pika e parë dhe më e rëndësishme që do të zbatohet nëse në krye të bashkisë së Tiranës zgjidhet kandidati i djathtë Halim Kosova.
Në takimin me banorët Kosova prezanoti projektin ambicioz të ndryshimti të Tiranës nën drejtimin e tij.
Kosova: “Duhet të ndërhyhet në këto rrugë: rruga”Kajo Karafili”, “Ibrahim Tukiqi”, sheshet e pallateve në rrugën e Durrësit, degëzimi i rrugës Mihal Duri, rruga “Kont Uran” me trotuaret e saj. Projekti parashikon ndërhyrjen në paketën e shtresave rrugore me gjatësi 500 metra linear në këtë pjesë të lagjes tuaj, ndërtimin e trotuareve me rreth 1500 metra katrorë për të cilat ka nevojë lagjia juaj, ndërtimin e rrjeteve inxhinierike, 500 metra kanalizim të ujërave të shiut dhe 300 metra për ujërat e zeza si edhe ka nevojë për 600 metra kanale ujësjellësi”.
Kosova foli edhe për specifikat e zonës të cilat duhen realizuar.
Kosova: “I takoj dhe gati sa nuk i dalin lotë nga sytë ku shtëpia, prona e vetme që ata kanë është gjysëm e rrënuar me qerpiç, dhe ata janë të detyruar ta lejnë këtë pronë të trashëguar brez pas brezi dhe të marrin shtëpi me qera sepse lagjes së tyre politika i ka vënë një emër, lagje muze. Vecse sebepi muzeut nuk ekziston fare aty. Ky më është dukur një paradoks. Sigurisht do ti jap zgjidhjen e duhur me ekspertët më të mirë përbri duke pasur parasysh interesin qytetar, interesin e pronarit dhe duke mos pasur pranë meje asnjë firmë ndërtimi të favorizuar nga unë, në mënyrë që interesi i qytetit të Tiranës të zbatohet dhe të vijmë afër qytetarit në më të mirën e mundur”.
Në mbyllje të takimit kandidati i djathë kishte edhe një mesazh:
Kosova: “Unë mendoj komplet ndryshe. Unë mendoj që Tirana nuk ka nevojë as për një individ dhe as për një parti! Tirana ka nevojë për një gjë shumë të thjeshtë dhe që i ka munguar vazhdimisht, të ketë në krye një njeri i cili Bashkinë do ta lejë në shërbim të qytetarëve të Tiranës dhe nuk ka rrugë tjetër që një njeri të rrijë pranë meje në drejtim të Bashkisë të Tiranës përvecse sipas meritës dhe sipas takatit që do ketë për ta ndjekur ritmin tim dhe sipas asaj që çfarë shërbimi, me sektorin që ai do të mbulojë do ti ofrojë banorëve të Tiranës për çdo lloj nevoje që ata do të kenë. Unë kam kandiduar, dhe me shumë dëshirë e kam marrë këtë pozicion të kandidimit dhe me 21 qershor, të detyrës së Kryetarit të Tiranës me votën tuaj, sepse jam i bindur më shumë se kurrë se në këtë qytet, ata që besojnë se ndershmëria përbën thelbin e suksesit tashmë janë shumica e banorëve”.
Sigal