Kosova takim në Ndroq: Do mbaj përgjegjësi për çdo banor në Tiranë

498
TIRANË – Kandidati i Partisë Demokratike për kryeqytetin Halim Kosova ka takuar sot banorët e fshatit Ndroq në rrethin e Tiranës.
Mungesa e ujit dhe infrastrukturës kanë qenë shqetësimet që shfaqën banorët e fshatit Ndroq përball Kosovës duke përmendur edhe mungesën e vëmendjes nga ana e qeverise ndaj tyre.
“Ne kemi shumë probleme por problemi kyç më kryesor është rruga dhe uji i pijshëm dhe treçereku i Ndroqit kanë ullinj, kanë toka, në fshatin tonë ku jetojmë ne, dhe nuk është vënë dorë 25 vjet”, tha një banor.
Ndërkohë Kosova ka shprehur gatishmërinë e tij për të qenë më pranë banorëve.
“Unë kam një plan të perfeksionuar tani se e di çfarë nuk ka shkuar mirë, se si do komunikoj me qytetarët e Tiranës. Ju do më thoni hallet, por të fillojmë nga më kryesoret e të kthejmë besimin. Kthimi i besimit është gjëja më e rëndësishme për momentin. Do të jem njeriu që marr përgjegjësitë për çdo banor të kësaj Tiranë kaq të madhe.”-ka thënë Halimi
Ndroqi është qeverisur në pushtet lokal prej kohësh nga të majtët. Edhe pse prej dy vitesh edhe në pushtet qendror janë të majtët, banorët thonë se nuk ka asnjë përmirësim në jetën e tyre dhe nuk kanë marrë asnjë ndihmë, apo investim.
Kandidati për kryebashkiak deklaroi se bashkia do të jetë gjithnjë e gatshme për të ofruar lehtësi e mbështetje qytetarët pavarësisht se cilës force politike i përkasin ata.
Sigal