Kosova takim me taksistët: Do luftojmë informalitetin

434
Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me përfaqësues të shoqatës së taksistëve, ku premtoi se do të luftojë informalitetin.
“Ju me punë të ndershme dhe të lodhshme i ofroni jo vetëm të ardhura familjes por jeni taksapagues të rregullt në këtë qytet, pra kontribuoni edhe për Bashkinë e Tiranës. Jam këtu për t’ju dëgjuar, për çdo problem që ju keni. Nuk ka asgjë të keqe që zanatin tuaj ta trashëgoni edhe tek fëmijët tuaj”, tha Kosova në fjalën e tij
“Pacientët dje do të jenë qytetarët sot”, ka thënë Kosova teksa ka theksua se arsyeja përse ka vendosur të linte punën e tij si mjek dhe të përfshihej në politikë, duke u zgjedhur si kandidat i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës ishte sepse e konsideron veten si njeri që ndikon në jetën e njerëzve.
“PD ka bërë një zgjedhje siç jam unë , e cila është gjithpërfshirëse. Kurrë në jetën time nuk kam parë pacient socialistë apo demokratë. Pacienti dje do të jetë qytetari sot. Unë kam lënë punët e mia sepse e konsideroj vetën si një njeri që ndikon në jetën e njerëzve”, tha Kosova
Duke u ndalur edhe një herë tek informaliteti, Kosova premtoi se do të ta luftojë atë në 4 vitet e ardhshme nëse do drejtojë Bashkinë e Tiranës, duke e cilësuar atë si kryefjalën që prish barazinë në treg. “Informaliteti, unë do ta quaja korrupsioni është kryefjala që prish barazinë në treg, ofron shërbim të pakontrolluar. Unë jam i mendimit që biznesi juaj të përmirësohet vazhdimisht, nuk duhet të pajtoheni me realitetin”, nënvizoi Kosova. 
Sigal