Kosova takim me banorët në Tiranë, premton ndërtimin e shkollave dhe kopshteve të reja

439
Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Halim Kosova ka zhvilluar një takim me banorë të kryeqytetit ku ka shpalosur programin tij për sektorin e arsimit.
Kosova ka premtuam ndërtimin e shkollave, kopshteve e çerdheve të reja që sipas do të zgjidhin çështjen e mbipopullimit në klasa.

“Me 10 shkolla të reja është llogaritur të zgjidhet problemi për 2700 nxënës”, ka deklaruar mes të tjerash Kosova, duke premtuar projekte edhe për kopshtet e çerdhet.
Kosova ka garantuar se pavarësisht se qeveria dhe pushteti qendror është i PS atij nuk do ti mungojë bashkëpunimi dhe mbështetja nga ana e qeverisë.
Sigal