Kosova: Reduktim takse për bizneset e reja, do negocioj me Ramën

458
Kandidati për kryetar bashkie për Tiranën i Partisë Demokratike, Halim Kosova, ka vijuar sot një bashkëbisedim me banorët e zones se “Qytetit të Nxënësve”, ku ka deklaruar se kanë falimentuar 6 mijë biznese familjare në dy vite, nderkohe qe ka ofruar uljen e taksave dhe favorizim për bizneset e reja.
“Për xhiron nga zero deri në 2 mln lekë tëreja taksa do etë nga 25 mijë lekë të reja do bëhet 17.5 lekë të reja. Ju jap fjalën që do negociojmë me qeverinë ashtu sikurse zoti Rama negocioi kur ishte kryetar bashkie që ti merrte bashkia taksat e vogla dhe kur iku kryeministër i mori nga bashkia në qeveri, do negocioj që këto taksa të vilen nga bashkia e Tiranës do jua them arsyen pse: 
Një taksë që e prodhoni në Tiranë në vend që tia jepni bashkisë, ju ia jepni qeverisë dhe qeveria ia jep bashkisë. Kjo më duket sikur kur do me ik në Durrës nuk shkon nga autostrada por i bie nga Elbasani, Peqin, Rrogozhinë i bie vërdallë për të ikur në Durrës”, deklaroi Kosova.
Kandidati i PD-së, Kosova, u është përgjigjur pyetjeve të banorëve për punësimin, problematikat që hasin dhe kryesisht shtresat në nevoje dhe u shpreh se “Cdo hallkë e qytetarëve të Tiranë për problemet që kanë, ne do të kemi një zyrë juridike qe do të mbledhe e përpunojë dhe do të ndjekë problematikën e qytetareve. Një vemendje të veçantë do të ketë edhe për komunitetin egjiptian dhe shtresat në nevojë, duke shtuar mensa sociale për kryeqytetasit si dhe duke krijuar mundësine e punësimit”. Kosova u ka premtuar qytetarëve se do të përmiresojë kushtet ekonomike, do të hapi mundësi punësimi, do te përmiresoje infrastrukturën dhe furnizimin me ujë 24 orë për qytetarët dhe përkushtim në shërbim të tyre.
Sigal