Kosova projekte kundër dhunës në familje, strehim grave kryefamiljare

438
Kandidati i opozitës për Bashkinë e kryeqytetit, Halim Kosova, ka prezantuar projekte konkrete kundër dhunës në familje, por edhe për zgjidhjen e problemit të strehimit të grave kryefamiljare.
Gjatë takimit me gratë aktiviste, Kosova tha se në Këshillin e ri bashkiak të Tiranës pjesën më të madhe do ta zënë gratë dhe vajzat.
Kosova: “Në pozicionin e kryetarit të Bashkisë, në Këshillin bashkiak do të kem një numër shumë të madh grash dhe vajzash. Unë do të kem mundësi të bëj gjënë e duhur edhe për qytetin e Tiranës dhe për shumë gra dhe vajza, të bëj më të mirën për atë që ato kanë nevojë. Do fillojmë që plagët e shoqërisë aty ku janë ti mjekojmë aty ku u dhëmbin”.
Gjatë bashkëbisedimit, Kosova ngriti edhe shqetësimin e mungesës së ujit dhe dritave prej 4 muajsh në zonën e Institutit Bujqësor, duke bërë përgjegjëse qeverinë.
Kosova:“Në Institutin Bujqësor të 500 familjet, afërsisht 2200 persona prej katër muajsh janë të dënuar nga qeveria, u janë hequr dritat dhe uji, ku kishte edhe të paralizuar. Një dënim kolektiv që them asnjë lloj pushtuesi nuk ja bërë një populli tjetër, jo më popullit të vet. Unë jam gati të lë çdo punë dhe të nisemi aty. Kur të doni më keni në dispozicion”. 
Si kryetar i ardhshëm i Bashkisë së Tiranës, Kosova premtoi se punësimi do të bazohet në meritokraci dhe se me ndërmjetësimin e Bashkisë do të miratohen kredi për qytetarët vizionarë në hapjen e bizneseve të vogla.
Sigal