Kosova në Qesarakë: Ja çfarë do ndërtojmë në dy vitet e para të mandatit

429
Qesaraka ishte ndalesa e radhes e kandidatit te djathte per bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, i cili kësaj radhe foli me gjuhën e shifrave për ato të cilat ai do të realizojë nëse vjen në krye të Bashkisë.
Kosova: “Ne në çdo cep, Tiranën do ta kthejmë në një qytet ku të gjithë të kenë kushte normale të jetës së përditshme, një qytet miqësor ku do të heqim stresin dhe makthin që të kap në shumë rrugë ose në shumë zona si këtu ku punimet kanë nisur dhe nuk dihet kur përfundojnë.
Jo vetëm për rrugët dhe trotuaret, por për çdo lloj projekti që unë do të miratoj në Bashkinë e Tiranës, të jeni të sigurt që të gjitha do të kenë një datë fillimi dhe një datë përfundimtare, dhe afatet do të respektohen patjetër.Kemi përllogaritur që 2 vitet e para të bëjmë 104 projekte në infrastrukturë, 300 mijë metër katror trotuare, 50 km rrugë.
Bashkia e ardhshme e Tiranës nën drejtimin tim merr përsipër që brenda 4 viteve të para 100% të rrugëve që lidhin Tiranën me fshatrat do të jenë të asfaltuara. Por këto rrugë, trotuare, ky qarkullim, kanë nevojë dhe për të gjithë tabelat orientuese në mënyrë që të parandalojmë aksidentet, dhe janë llogaritur 4200 tabela orientuese, të cilat ulin me 20% aksidentet”.
Në planet e tij Halim Kosova ashtu si edhe në takimet e tjera nuk la pa përmendur gjelbërimin si një pjesë të rëndësishme për të pasur një Tiranë sa më të shëndetshme.
Sigal