Kosova në Njësinë 4: Projekte konkrete në ndihmë të komunitetit

514
Kandidati i djathtë për kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova gjatë një takimi te enjten në Njësinë 4 në kryeqytet është ndalur në prezantimin e programit të tij për kryeqytetin para banorëve të kësaj zone.
Ndërsa ka prezantuar projektet konkrete për këtë zonë, dhe ne ndihme te komunitetit Kosova tha se, nëse ai zgjidhet në krye të Bashkisë së Tiranës do të ketë tolerancë zero ndaj abuzimeve, duke kërkuar ndërkaq edhe bashkëpunimin e qytetarëve.
“Do të ketë zero tolerancë ndaj abuzimeve dhe për këtë kërkoj bashkëpunim me qytetarët. Do të ofroj shërbime me standarde për qytetarët e Tiranës. Unë kam projekte konkrete për zhvillimin e kësaj zone, pasi Bashkia është në shërbime të qytetarëve”, tha Kosova.
Sigal