Kosova në Kashar: Ulja e taksave do të shtojë vendet e punës

463
Kandidati i djathë për kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova, u takua të dielën me banorët e Kasharit për të prezantuar programin e tij për këtë zonë. Kosova tha se ulja e taksave për biznesin do të ndikojë në rritjen e punësimit. Duke u ndalur tek programi i tij për kryeqytetin, kandidati i djathtë theksoi se synon investime në infrastrukturë, në rrugë, trotuare, gjelbërim, shkolla, qendra shëndetësore.
Halim Kosova tha se në programin e tij parashikon garantimin e furnizimit me ujë të pijshëm 24 orë.
“Do të ketë transport falas për nxënësit. Do të ndërtojmë kënde lojëra për fëmijët, do vendosim rampa në ndihmë të personave me aftësi të kufizuar. Do tregoj përparësi për zonat rurale”, tha Kosova.
Një vëmendje e veçantë tha Kosova, do t’i kushtojë shtresave në nevojë. Kosova tha se do të ketë zero tolerancë ndaj çdo abuzimi me fondet, duke garantuar përgjegjësi në realizimin e premtimeve. Ai vuri theksin tek komunikimi me qytetarin, si një urë lidhëse për çdo problem.
Kosova falënderoi Partinë Demokratike për kandidimin e tij për bashkinë e Tiranës. Sipas tij, zgjedhjet e 21 qeshorit do ja ndryshojnë faqen kryeqytetit, duke shprehur bindjen se përballë hipokrizisë qytetarët do të votojnë sinqeritetin
Sigal