Kosova në Bërzhitë e Vaqarr: S’do lë asnjë zonë ta zërë gjumi

450
Kandidati i PD për Tiranën, Halim Kosova ka prezantuar paraditen e së shtunës planin e tij për rigjallërimin e zonës së Bërzhitës. Sikurse për zonat e tjera, edhe për Bërzhitën doktor Kosova ka paraqitur si priotitet përmirësimin e pjesëve të ndryshme të infrastrukturës, që nga ajo e transportit e deri tek ajo higjenike e arsimore. 
“Jam këtu para jush për t’ju deklaruar se do ulim taksat dhe se do bëjmë gjithçka për shtresat në nevojë. Gjithashtu, me planet e hartuara me ekspertët më të mirë mund të them se Tirana, brenda mandatit të parë, do ketë 24 orë ujë. Ne do të investojmë për përmirësimin e shërbimeve të transportit, ato të depozitimit të mbetjeve urbane, për kanalizimet e ujërave të zeza dhe ndërtimin e ujësjellësit. Do bëjmë edhe rikonstruksionin e 3 objekteve arsimore, ambjenteve sportive, si dhe instalimin e internetit në këto shkolla. Gjithashtu, janë parashikuar edhe kënde lojrash për fëmijët”, ka deklaruar Kosova.
Të njëjtat plane kandidati i PD ka prezantuar edhe pak më vonë në zonën e Vaqarrit. “Do të ulim taksat për bizneset që krijojnë vende pune. Do të bëjmë të mundur furnizimin 24 orë me ujë. Do t’u kushtojmë më shumë vemendje shtresave në nevojë”, ka thënëKosova. 
Sigal