Kosova me studentën në Kashar: Trefishim të kredisë kush hap biznes

539
Kandidati i djathte për bashkinë e Tiranës Halim Kosova i ka premtuar studentëve trefishim të kredive me interes të ulët për të hapur biznes.

Halim Kosova: Në bankat e nivelit të dytë është ngurosur një fond prej 5.2 mln dollarësh i gatshëm për tu ofruar si kredi pa % për atë që ka një biznes, që ka një ide do të jetë bashkia e Tiranës që do ta mbulojë këtë mundësi që për 4 vitet e ardhjshme ky fond të arrijë në 15 mln euro.
Shqetësimit të studentëve për ligjin e ri të arsimit të lartë dhe rritjen e tarifave Kosova premtoi se do të bëjë gjithcka që ti ulë ato për të mos ngarkuar studentët dhe familjet e tyre:

Halim Kosova: Ulja e taksave për familjarët dhe biznesit në limitin që ma lejon ligji, 30% do të jetë një mundësi që familjarit, bizneset dhe cmimit të afrohen në m,ënyrë të tillë që cdo familje ti ngelet lekë në xhep.
Gjatë takimit me studentët Kandidati Kosova premtoi më shumë hapësira për të rinjtë për të shpalosur talentin dhe idetë e tyre si dhe rritje të cilësisë në shkollat profesionale.
Halim Kosova: Ju jeni fëmijët e mi, sa jeni ju unë kam edhe fëmijët e mi. Atë që do bëjë për fëmijët e mi do bëja edhe për ju.
Sigal