Kosova me pensionistët: Do ulim tarifat bashkiake për këtë grupmoshë

420
Kandidati për kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova, u takua me pensionistë dhe gra të Njësisë 5 në Tiranë, ku bisedoi për zgjidhjen e problemeve që ata kanë si nga pamundësia ekonomike, por edhe shqetësimet në komunitet. Kosova tha se ka në plan të minimizojë tarifat bashkiake për pensionistët dhe do të stimulojë grupe të rinjsh vullnetarë që të ndihmojnë këtë grupmoshë me shërbimet që ata kanë nevojë.
“‘Do të ulen taksat, se sado të pakta të jenë, janë shumë për një që e ka pagën ose pensionin shumë të vogël. Do të ulen taksat për biznesin, për të krijuar më shumë vende pune. Jam i angazhuar që në krye të një stafi që do të ecë se s’bën me ritmin tim, se nuk ka rrugë tjetër, do të jemi në shërbim të qytetarëve të Tiranës, për të bërë më të mirën e mundshme për individin, për familjen, për lagjen dhe për të gjithë qytetin. A kam në dorë unë të bëj ndonjë gjë ? Po kam. Kam që ai pension që juve ju kanë lënë që për mua nuk është djersa që ju keni derdhur, si kryetar bashkie të bëj që t’i rritet sadopak vlera. 
Që aq sa është dhe është i vogël, lëre më po t’iu rëndohet dhe me taksa të ndryshme dhe shpenzime të ndryshme. Ajo që unë kam në dorë është që t’iu lehtësoj nga taksat që bashkia i ka në dorë, dhe sigurisht që do ta bëj dhe jo vetëm kaq. Çfarë ka qenë në letër dhe ka për të qenë për të mirën e qytetarëve, këtë letër e kam bërë realitet. Ky është problemi në Shqipëri, në qoftë se shikon kur të prezantojnë programe, ti thua sa shumë kemi ecur. Kur vjen problemi për ta bërë realitet aty ngec pastaj. Ne e kemi këtë si pikë synim që të ketë një administrator, ndoshta jo një administrator për një pallat, por për një grup pallatesh të caktuara”, tha Kosova.
Sigal