Kosova: Më pak nxënës në klasa, më shumë mësues, dhe kontroll

459
Kandidati për kryebashkiak ka shpjeguar para prindërve në Njësinë 7 në Tiranë, konceptet e tij për arsimin, për çerdhet dhe për kopshtet.
“Një klasë nuk duhet të ketë më shumë se 32 nxënës dhe ky është parametri që ne kemi caktuar për 4 vitet e ardhshme gjithashtu nëpër çerdhe kemi bërë qe mos të ketë më shumë se 25 fëmijë ku 3-4 edukatore do ti mbikëqyrin këta 25 fëmijë. Kështu që duke përllogaritur numrin e fëmijëve që një edukatore duhet të ketë në ngarkim për ta edukuar, për ta mbikëqyrur, për ta ndihmuar dhe kështu me rradhë. Bashkia e Tiranës është përgjegjëse për të krijuar në të gjithë sistemin arsimor ambiente në mënyrë që të jetë e mundur vizita mjekësore e nxënësve, shërbimi stomatologjik, gjithashtu kemi bërë një program se si do të zhvillohet mësimi me 1000 nxënës të rrugës në mënyrë që dhe këto t’i afrojmë afër sistemit arsimor për ti edukuar dhe për ti shkëputur nga rruga sepse rruga vetëm të këqija ka per këtë kontigjent të fëmijës”, tha Kosova.
Duke u ndalur tek motivet e kandidimit, Halim Kosova tha: “Kur kërkon votën duhet të kesh mbi kurriz një shërbim që ke bërë ti për këta qytetarë. Si do dalësh ti dhe tu thuash më ndihmoni ju që unë t’ju vjedh ju, se kështu i bie. Ju duhet të ndihmoni atë që duhet t’u kthejë ju lekët në shtëpitë tuaja, tek biznesi juaj, tek familjet tuaja, që do ulë çmimet, që do të krijojë kushte për shkolla.
Nuk e përfytyroj dot se si mund t’i dalësh qytetarëve t’u thuash ma jep votën kur po ta kthesh kokën nga mbrapa vetëm njolla të zeza ke dhe asnjë tjetër. Megjithatë, unë nuk do merrem me këto njolla, kam të fiksuar rrugën time për të shkuar në datën 21 Qershor me besimin e plotë të të gjithë banorëve të Tiranës për një fitore e cila do të jetë në radhë të parë fitorja juaj. Mbajeni mend këtë.Sa më shumë kalojnë ditët, aq më shumë i them vetes, bravo Halim se ke marrë vendimin e duhur ,unë them në kohën e duhur. Dikush më thotë me vonesë por unë them në kohën e duhur”.
Sigal