Kosova me komunitetin egjiptian: Angazhim që çdo banor të jetë i barabartë

57
Kandidati për kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova është takuar dhe ka parë nga afër kushtet e jetesës së banorëve të komunitetit egjiptian në zonën e Njësisë 4 në Tiranë. Kosova u angazhua që Bashkia do të mbajë detyrimet e saj për çdo banor të qytetit.
“Varfëria ekstreme ku njeriu çohet në mëngjes dhe nuk ka çfarë ti japë fëmijëve për të ngrënë jam i sigurt se është një terren i përshtatshëm që mund të shfrytëzohet nga politikanë të caktuar për të blerë votë. Nuk duhet të guxojë njeri të vërë dorë mbi lekun e shtresës më në nëvoje që jeni ju. Unë jam i angazhuar që çdo banor të jetë i barabartë në Tiranë”, u shpreh Kosova.
Kosova, premtoi ngritjen e nje zyre juridike pranë Bashkisë, për tiu ardhur në ndihmë gjithë qytetarëve, vecanërisht komunitetit egjiptian.
“Bashkia ka detyrimet e veta karshi çdo qytetari në gjithë territorin e saj dhe unë jam angazhuar që çdo banor duhet të gëzojë të njëjta të drejta në qytetin e Tiranës. 
Bashkia ka menduar të ngrejë një zyrë juridike që do të jetë përkrah meje, në mënyrë që të mbledhë të gjithë problemet e qytetarëve dhe ekspertët, juristët e kësaj zyre të bashkisë do të gjëmojnë dhe do të vrapojnë për të zgjidhur problemet që keni ju. Pra filloni, përgatituni midis jush që për këtë lagjen këtu të keni një zë të fortë. Kur them një zë të fortë, jo një njeri, po bëhuni disa burra dhe disa gra me kurajo dhe mblidhni dhe mendime të të tjerëve, që t’iu kem përkrah”, tha Kosova.