Kosova me fermerët: S’jam konkurrent me Rama-Basha, puna, t’i shërbej komunitetit

436
Kandidati për kryebashkiak, Halim Kosova u takua me banorët e fshatrave të Tiranës të cilët i siguroi se ndarja administrative nuk do ti lërë larg vëmendjes së Bashkisë së Tiranës. Kosova duke iu përgjigjur interesit të banorëve për nxitjen e prodhimit dhe mundësisë së tregtimit të prodhimit të tyre, tha se Bashkia e Tiranës do të realizojë çdo gjë çfarë ka në kompetencë. “Çdo banor i Tiranës në qendër, në fshat, në komunë, kudo qoftë ai, do trajtohet njësoj si banor i kryeqytetit të Republikës së Shqipërisë. Do trajtohet si banor i kryeqytetit të gjithë shqiptarve ngado që janë. Standarti që do ketë çdo qytetar i Tiranës kudo ndodhet ai duhet të jetë i njëjtë. Nuk ka pse një që është në qendër të jetë më mirë dhe një që është në periferi të ketë siklete dhe të vuaj. Kurrë nuk i kam ndarë pacientët demokrat e pacient socialist, të këtij lloji të atij lloji, absolutisht nuk kam përse ta bëj tani me banorët. Banorët e qytetit të Tiranës, kudo që jetojnë, do të jenë kryeqytetas të Shqipërisë dhe gjithë kombit Shqiptar. Këtë keni për ta parë me vepra”, u shpreh Kosova. 
Kosova duke iu përgjigjur interesit të banorëve për nxitjen e prodhimit dhe mundësisë së tregtimit të prodhimit të tyre, tha se Bashkia e Tiranës do të realizojë çdo gjë çfarë ka në kompetencë. Kosova i dha një këshillë të rinjve që kërkojnë të ndërtojnë të ardhmen e tyre, por dhe për politikën. “Kam marë një angazhim për t’i ulur 30%, dhe nga ana tjetër do negocioj, qoftë me Ministrinë e Bujqësisë apo struktura të tjera shtetërore në të gjitha drejtimet e mundshme, që ju e keni problem por që nuk janë kompetencë e Bashkisë së Tiranës, derisa të arrijmë një pikë që Bashkia e Tiranës, në mënyrë ligjore, të ketë autonominë, kaq të rëndësishme për të bërë më të mirën për banorët e saj. Bashkia do të ofrojë ambjente falas, me qera zero ose shumë minimale në objekte që i ka në varësinë e vet, duke i rikonstruktuar, për të rinj të cilët kanë një projekt dhe duan ta hedhin në letër”, tha Kosova. 
Kosova ka theksuar prioritetin që ai ka për të rinjtë e Tiranës, duke u shprehur se: për studentët e rinj ta dini që mendoj si për fëmijët e mi, të së njëjtës moshë jeni, kështu që do bëj më të mirën e mundshme. Kosova thekson se ai ka hyrë në këtë garë jo për të bërë karrierë politike por për të shërbyer. “Rama dhe Basha janë dy konkurentë për postin e kryeministrit. E kam thënë dhe gjej rastin ta them prapë. Unë nuk jam konkurent as me njërin as me tjetrin. Puna ime është si të bëj më mirë menaxhimin dhe harmonizmin e mundësive që ka Tirana e madhe në të mirë të komunitetit, të gjithë banorëve kudo që jetojnë. Kështuqë, ashtu si e kam treguar në sektorin shëndetësor, duke i shtrirë dorën e bashkëpunimit çdo force politike për pacientin, po këtë lloj metode pune do përdor për të shtrirë dorën e bashkëpunimit çdo lloj force politike sado kohë që ajo të jetë në fuqi”, shprehet Kosova.
Sigal