Kosova me banorët në “Ali Demi”: Do punoj për një qytet që lëviz lirshëm dhe gjeneron zhvillim

514
Kandidati i djathtë për bashkinë e Tiranës, Halim Kosova zhvilloi sot paradite takim me banorët e lagjes “Ali Demi” ku bëri një sërë premtimesh nëse do të fitojë zgjedhjet e 21 qershorit. Ai u shpreh se “do punoj për një qytet që lëviz lirshëm, dhe gjeneron zhvillim, do parandalojë agresivitetin, do mënjanojmë kaosin”.
Teksa është ndalur tek platforma e tij, kandidati i djathtë tha se do ti jap jetë të gjithë premtimeve të tij. “S’dua të komentoi asnjë kandidat. Mendoj se kam të drejtë unë të kërkojë voton qytetarëve pasi kam punuar shumë për këtë gjë. Ajo që shoh është varfëria dhe listat në dyqane. Se kam futur kurrë dorën time tek xhepi i tjetrit. Skam lënë asnjë politikan të më ndërhyrë tek puna ime. Për mua ka qenë kryesore shëndeti i pacientëve. Nuk kam dal për të humbur pikë”, tha Kosova.
Premtimet e Halim Kosovës
Do punoj për një qytet që lëviz lirshëm, dhe gjeneron zhvillim
Do parandalojë agresivitetin, do mënjanojmë kaosin
Do ndihmoj të krijoj më shumë siguri duke ngritur korsi të dedikuara për seicilin mjet transporti.
Një ambient më miqësor për qytetarët.
104 projekte infrastrukture në kryeqytet
Do rikonstruktuohet 300 mijë metra katror trotuare
Do ndërtohen 50 km rrugë të reja brenda dy viteve të para si kryetar.
94 km rrugë të asfaltuar dhe 4 mijë vende për parkingje në blloqe mes pallateve dhe përreth.
Sigal