Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, ka propozuar një ambasador të ri për në Kosovë. Ai është Philip S. Kosnett i cili momentalisht është i ngarkuar me detyrë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Ankara.

Kosnett ka punuar në tetë misione të Shteteve të Bashkuara në Evropë, Azi dhe Lindjen e Mesme.

Po ashtu ai ka patur edhe pozita të larta drejtuese në Departamentin e Shtetit.

Edhe pse është propozuar nga presidenti Trump, Kosnett ende nuk e ka marrë miratimin e senatit amerikan për të marrë detyrën e re në Kosovë. Kosnett flet katër gjuhë të huaja, turqisht, holandisht, japonisht dhe rusisht. Nëse ai do të emërohet ambasador në Kosovë, do t’i duhet të mësojë edhe shqipen.