Kosova: Lehtësi për biznesin për hapjen e vendeve të reja pune

497
Kandidati i PD-së për kryebashkiak të Tiranës, Halim Kosova vizitoi një rrobaqepësi gjatë ditës së sotme ku premtoi lehtësi për biznesin për ti dhënë mundësitë për krijimin e vendeve të reja të punës. Mw tej Kosova u shpreh se Bashkia e Tiranës në rolin e saj menaxherial në qytet ka një funksion shumë të rëndësishëm që të harmonizojë interesat e qytetarëve, të biznesit dhe gjithë Bashkisë së Tiranës. 

“Bashkia e Tiranës nuk do të mjaftohet kurrë me atë që ka bërë deri tani për biznesin. Megjithëse janë bërë shumë gjëra, megjithëse është lehtësuar biznesi, absolutisht nuk do ndalojë puna për Bashkinë e Tiranës në këtë drejtim. Mos mendoni për një ditë, mendoni për katër vjet sepse në fund të fundit edhe ai që paguan nën dorë vota, është djersa juaj, që jua ka marrë në një mënyrë tjetër. Me bindje të plotë, me punë dhe dinjitet, do bëjmë më të mirën për gjithë banorët e Tiranës, të pasur e të varfër, hallexhinj, në fshat, në qytet, në komuna e kështu me radhë”, tha Halim Kosova.
Sigal