Kosova, kundër taksës për Rrugën e Kombit

590
Takime intensive në Prishtinë e Tiranë për të shprehur shqetësimin mbi ndikimin negativ në marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve 
Kosova është angazhuar në një seri takimesh mes zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar për të shprehur shqetësimin mbi efektin negativ që mund të ketë në marrëdhëniet me Shqipërinë vendosja e tarifave të larta për kalimin në Rrugën e Kombit. Ambasadori shqiptar në Prishtinë, Qemal Minxhozi, është thirrur në një takim nga ministri i Transportit, ndërsa zv/kryeministri Limaj ka trokitur në derën e Presidentit të Republikës, Ilir Meta për të diskutuar mbi taksën. Gjithashtu, edhe opozitari Albin Kurti e ka trajtuar këtë problem me kryeministrin Rama, ndërsa është shprehur se nuk duhet të ketë taksë shtesë.
Sigal