Kosova: Do hapim e 24 mijë vendeve të reja pune për Tiranën

435
Kandidati i djathtë për bashkinë e Tiranës Halim Kosova në një takim me qytetarët në lulishten “Tre vëllezerit Frashëri” premtoi uljen e taksave deri në kufirin 30% që e përcakton ligjin për të nxitur punësimin. Po kështu Kosova tha se merrte përsipër lehtësimin e procedurave për çdo subjekt privat që do të hapë vende të reja pune, ndërsa ritheksoi se puna e tij do të bazohet tek vullneti i qytetarëve të Tiranës dhe asnjë vendim nuk do të merret pa ta.
Doktor Halim Kosova gjithashtu u shpreh se binzeset në Tiranë kanë nevojër për një lehtësim të barrës fiskale, me qëllim dhe rritjen e punësimit. “Për të rritur punësimin dhe investimet është menduar që për bizneset të ketë një ulje taksash deri në 30%.”, tha Kosova.
Ai po ashtu tha se gjatë mandatit 4-vjeçar do të happen 24 000 vende të reja pune. “Ju e dini tashmë se moto jonë është puna dhe dinjiteti dhe në programin tonë punësimi mbart një peshë të madhe. Prandaj kemi vendosur të investojmë një shifër gati 15 milion euro për të nxitur punësimin dhe sipas planit tonë do të jenë rreth 24 000 të punësuar në katër vite qeverisje lokale”, tha Kosova, i cili tha se për këtë qëllim do të ulen dhe procedurat e ngritjes së një biznesi.
“Marr përsipër të ofroj çdo individi apo sipërmarrësi që hap vende të reja pune thjeshtimin e procedurave nga 4 në 1 dhe realizimin dhe përgjigjen do ta marrë në kohë rekord duke ofruar si mundësi të re “Oner stop shop, teksa punësime te tjera do të bëhen edhe përmes ndërmjetësimit nga Bashkia, ku të rinjtë do të kenë një rol primar”, tha Kosova
Sigal