Kosova dhuron gjak për herë të I-rë: “Se mos ua jepni kundërshtarëve”

393
TIRANË – Dita ndërkombëtare e Luftës Kundër Talasemisë ka shërbyer për doktor Halim Kosovën që të dhurojë për herë të parë gjak, edhe pse ka vite që ka ushtruar profesionin e mjekut. Megjithatë, kandidati i djathtë për Bashkinë e Tiranës, nuk ka dashur ta shfrytëzojë këtë gjest human për fushatë elektorale. “Po të kisha mundësinë pa kamere do të isha më komod”, u shpreh para gazetarëve zoti Kosova ndërsa dhuroi gjak në çadrën e ngritur nga Kryqi i Kuq në sheshin “Nënë Tereza”.
“Mua më duket një koiçidencë e bukur që nga Sheshi “nënë Tereza” të dhurosh diçka ashtu siç ajo ka dhuruar gjithçka për njerëzit. Kjo është hera e parë që unë dhuroj gjak, por në profesionin e mjekut më ka ikur gjaku në fund të këmbëve 100 herë. Mua nuk më pëlqen që është një koiçidencë në kohë fushate dhe para mediave. Po të kisha mundësinë edhe pa kamera do isha më komod. Gjithsekush duhet të bëjë diçka për njerëzit në nevojë. Ata mund të rrinë në jetë vetëm duke dhuruar gjak. Ky akt human nuk duhet të kthehet në problema për atë që e merr, që mos të marrë sëmundje të pashërueshme ose me pasoja të mëtejshme për jetën e tyre”, tha më tej Kosova.
Ai ka bërë edhe një batutë kur u shpreh se do të interesohej për personin që do të merrte gjakun e tij. “Se mos ja japin konkurrentëve”, – përfundoi kandidati i koalicionit të djathtë për Bashkinë e Tiranës në garën elektorale të 21 Qershorit. 
Të dhurosh gjak do të thotë të shpëtosh një jetë.
Unë s’do doja ta bëja këtë para mediave, por po e shfrytëzoj për të dhënë një mesazh. Kemi shumë nevojë për gjak për faktin se shumë fëmijë vuajnë nga talasemia që do të thotë jeta e tyre varet nga dhurimi ynë derisa shëndetësia të gjejë zgjidhjen e duhur. Dhe dhurimi i gjakut, ky akt kaq human, kurrë nuk duhet të kthehet në problem për atë që e merr. Kjo është një thirrje për të gjithë, dhe kjo e bën fisnik dhuruesin në këtë rast por këdo që kontribuon për shoqërinë. Kjo është shumë e rëndësishme. Këtë nuk ta jep as partia, as fushata, as lekët e parullave, as numri i flamujve në shesh, as lluksi i zyrave. Këtë ta jep vetëm puna personale, përgjegjësia dhe shërbimi ndaj qytetarëve.
Sigal